Videoja ku tregohet Papa Francesku në sheshin e Shën Pjetrit të dielën e kaluar, me një të ri të paralizuar ka ngjallur debate nëse Ati i Shenjtë ka kryer një ritual të ekzorcizmit apo thjesht një lutje. Në momentin ku Papa ka vendosur duart mbi ballin e tij dhe ka nisur të lutet, diçka ndodhi, fytyra e të paralizuarit ka pësuar ndryshime, sytë nuk i kanë lëvizur dhe i është hapur goja kur ndërkohë më parë ishtë më i qetë.
At Lombardi, drejtori i sallës së Shtypit në Vatikan ka sqaruar se Ati i Shejntë nuk ka kryer asnjë akt ekzorcizmi, thjesht ka thënë një lutje për një person të sëmurë që ai ju afrua atij. Ndërsa sipas disa ekzorcistëve duke u bazuar në pamjet e videos janë të sigurtë se Papa ka kryer një ritual për të dëbuar djallin nga trupi i të riut.
Mediat italiane kujtojnë se kohë më parë të njëjtin veprim e ka bërë dy herë në vitin 1998 dhe 2000 edhe papa Gjovani Paolo i II –të, në të njëjtin vend, i cili ishte protagonist i kësaj lutje të ngjashme.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com