Elbasan-12 njësitë administrative marrin pjesë në procesin e “Buxhetimit me pjesëmarrje”

/ATSH/- Bashkia e qytetit të Elbasanit ka përfunduar me sukses procesin e "Buxhetimit me Pjesëmarrje" në të 12 Njësitë Administrative.
Takimi i fundit u zhvillua në Njësitë Labinot Mal e Labinot Fushë, ku banorët u bënë pjesë e procesit të vendimmarrjes.
Banorët dëgjuan dhe vlerësuan këtë proces, i cili në qytetin e Elbasanit zhvillohej prej 8 vjetësh, por në njësitë e tyre për herë të parë.
Nisur nga zonat ku banojnë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin më rrugë, ujë të pijshëm, argjinatura mbrojtëse nga përrenjtë apo lumi në raste përmbytjesh etj.
Drejtues te bashkisë informuan banorët se çështja e azhornimit të tokave është tashmë në procesin e zgjidhjes, ku një njësi topografësh kanë nisur punën, qe do të shtrihet në çdo njësi.
Po ashtu, problemi i ujit të pijshëm është marrë me shumë seriozitet dhe ashtu siç ka premtuar kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, do të zgjidhet brenda mandatit 4 vjeçar. Në sajë të këtij procesi, për herë të parë mijëra banorë të 12 njësive administrative patën mundësi të shprehin problemet e tyre dhe të votojnë për zgjidhjet parësore. Për herë të parë ata u bënë pjesë në një procesit të miratimit të buxhetit. Tashmë "Buxhetimi me pjesëmarrje" nis dëgjesat në 6 njësitë e qytetit të Elbasanit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit