Elbasan/ 5 të arrestuar për 24 orë, ja për çfarë akuzohen

Elbasan/ 5 të arrestuar për 24 orë, ja për çfarë akuzohen

Foto ilustruese

ELBASAN- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për krime të ndryshme. Konkretisht policia ka arrestuar K.M, 24-vjeç  dhe R.F., 18 vjeç,  banues në Belsh, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi. Në Librazhd është arrestuar E.H., 27 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu në Elbasan është arrestuar Xh.M., 25 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën me Leje Drejtimi të shtetit Italian e cila dyshohet se është e falsifikuar. Ndërsa personi i pestë që është arrestuar në Elbasan është Xh.D., 32 vjeç,  pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish  bashkëshortes së tij.

Policia njofton se po vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,  për parandalimin,  evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin