Elbasan- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Ende nuk dihen rrethanat e incidentit, ndërsa raportohet se i dëmtuari është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Komento
Komente

