Elbasan/ 69-vjeçari gjendet i vdekur në tualetin e një dyqani, dyshimet e para

Elbasan/ 69-vjeçari gjendet i vdekur në tualetin e një dyqani, dyshimet e para

Foto ilustruese

Një 69-vjeçar është gjetur i vdekur këtë pasdite në tualetin e një dyqani në qytetin e Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e 69-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se 69-vjeçari kishte probleme shëndetësore. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë
Më datë 15.02.2022, rreth orës  15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan