Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd- Prrenjas, ku janë përplasur dy furgona njëri pasagjerësh dhe tjetri mallrash.

Përplasja ka qenë tepër i fortë, duke shkaktuar dëme materiale, pasi mjetet janë dëmtuar në pjesën e përparme të tyre.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.