Elbasan- Një aksident është regjistruar sot në aksin Belsh-Kuçovë, në fshatin Dragot. 

Makina del nga rruga dhe për pasojë plagosen 2 persona, të cilët janë nisur drejt spitalit me ambulancë.

"Në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë", automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi H. Xh., dhe 1 pasagjere që udhëtonte me të, cilët janë në kujdesin e mjekëve", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.