Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Afrim Bakaj tha se të gjithë blerësit e produkteve bujqësore duhet të sigurohen në rast se subjekti është i pajisur me certifikatë nga AKU. Ai gjithashtu thekson se kontrollet erdhën menjëherë pas ankesave të qytetarëve.
Bakaj shtoi më tej se qytetarët janë të lutur t’i drejtohen numrit të gjelbër i cili do t’i përgjigjet denoncimeve të çdo personi dhe se të gjithë duhet të tregojnë kujdes me ushqimet, duke parë datën e skadencës dhe të blejnë në biznese të kontrolluara.
Ndër produktet e asgjësuara bënin pjesë, 3800 kokrra vezë, të cilat figuronin me mungesë të datës së skadencës në ambalazh, gjithashtu mbi 348 ton ushqime të skaduara si dhe 35 kuintal farë jonxhe jashtë cilësie. Sasia e sekuestruar e farërave u realizuara nga Enti Kombëtar i Farërave, i cili bëri të mundur kontrollet në të gjithë subjektet të cilat tregtojnë farëra dhe fidane.
(Foto nga momentet e asgjesimit të vezëve)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)