Elbasan, ambientalistët një ditë pas vendimit:KURUM të zhbëjë dëmet
Një ditë pas dhënies së vendimit për pezullimin e aktivitetit të kompanisë KURUM, janë ambientalistët ata që kanë reaguar duke kërkuar që kjo kompani të zhbëjë dëmet. VIDEO
Një ditë pas dhënies së vendimit për pezullimin e aktivitetit të kompanisë KURUM, janë ambientalistët ata që kanë reaguar.
Ahmet Mehmeti, i cili nuk reshtur së denoncuar çdo shkelje të bërë nga KURUM shprehet se më këtë vendim të gjithë subjektet private që operojnë në Shqipëri duhet të kuptojnë se duhet të zbatojnë ligjin.
Vendimi i Inspektoriatit të Mjedisit ndaj Kompanisë KURUM sipas Mehmetit do të thotë se i ka ardhur fundi epokës kur ajo vepronte sipas dëshirës në aktivitetin e saj duke shkelur ligjin dhe duke mbajtur një qëndrim abuzues me mjedisin.
KURUM duhet të marrë masat që të izolojë mbetjet e ngurta si skorje dhe sfungjerë të hedhura pranë lumit Shkumbin për ti kthyer ato në të parrezikshme për banorët dhe mjedisin. Sipas Mehmetit janë të gjitha kushtet që kompania KURUM ta bëjë këtë, por mungon vetëm vullneti.
Një ditë më parë ISHM gjobiti me 1 milion lekë kompaninë KURUM për shkelje të ligjit dhe mungesë dokumentacioni për një monitorimi disa mujor. Po ashtu ISHM kërkon zbatimin e disa detyrave nga kjo shoqëri nëse kërkon të rifillojë aktivitetin e saj në industrinë e rëndë në Shqipëri.