Elbasan Arena 'pushtohet' nga shiu, shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (FOTO)

Elbasan Arena 'pushtohet' nga shiu, shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (FOTO)

Foto nga stadiumi 'Elbasan Arena'

ELBASAN- Kombëtarja e Shqipërisë për femra sot në “Elbasan Arena” pritet të zhvillojë ndeshjen kundër Finlandës për kualifikueset për Kampionatin Europian të vitit 2021 në Grupin E. Por pak para kësaj ndeshje qyteti i Elbasanit dhe Stadiumi 'Elbasan Arena' është 'pushtuar nga reshjet e shiut. Si pasojë e këtyre reshjeve ndeshja pritet të zhvillohet disa minuta me vonesë deri sa reshjet e shiut të qetësohen. Këtë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit ku njofton se për shkak të reshjeve të shiut ndeshja është spostuar me 30 minuta. Pra ndeshja do të zhvillohet në orën 17:30.

Kujtojmë se në Grupin E Kombëtarja jonë ka edhe Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Në një konferencë për shtyp, trajneri Sinani u shfaq optimist përpara debutimit në eliminatore, duke theksuar se skuadra e kishte bindur dhe në ndeshjet miqësore që zhvilluan me Maqedoninë e Veriut në muajin Qershor.

Foto nga stadiumi 'Elbasan Arena'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia