ELBASAN - Nga ana e Sektorit Narkotikëve dhe Trafiqeve, u bë i mundur finalizimi me sukses i Operacionit të koduar “SHTEGETIMI”, ku nga ky operacion u arrestuan në flagrancë dy gra për akuzën e ushtrimit të prostitucionit, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një tjetër grua, po për të njëjtën akuzë.

Në prangat e policisë së Elbasanit kanë rënë Ëngjëllushe Emini, 51 vjeçe, banuese në lagjen nr.1 Cërrik, Luljeta Dervishi, 42 vjeçe banuese në Poliçan të Skraparit si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases me iniciale V.M, 33 vjeçe, banuese në Elbasan.

Sipas policisë, 51 vjeçarja Emini akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni dhe shfrytëzim prostuticioni”, pasi në lokalin e marrë me qira në Elbasan, ajo kryente rolin e organizatores ku rekrutonte femra të cilat ishin në nevojë dhe i shfrytëzonte në lokalin e saj, për të ushtruar prostuticion me qëllim përfitimi.

Ndërkohë, arrestimi i 42 vjeçares Dervishi si dhe procedimi në gjendje të lirë për 33 vjeçaren me iniciale V.M është bërë pasi ata akuzohen për veprën penale të ‘Prostuticionit”

Këto dy gra u kapën në flagrancë nga policia në lokalin e Ëngjëllushe Eminit, ku ushtronin prostuticion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15.000 lekë dhe 5 aparate telefona celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Prostuticioni, shfrytëzim prostuticioni dhe mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)