Policia Rrugore e Elbasanit ka arresutar një 23-vjeçar, pasi aksidentoi ditën e djeshme një vajzë të mitur, 4 vjeçe. Denis Biçaku, 23 vjeç, banues në Librazhd, drejtonte dje mjetin tip “Opel” dhe përplasi fëmijën e mitur, e cila u dërgua në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2018, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasi:

• Denis Biçaku, 23 vjeç, banues në Librazhd.

Ky shtetas u arrestua pasi në unazën e qytetit Librazhd, duke drejtuar mjetin "Opel" me targa AA357GZ, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur D.O., 4 vjeçe, banuese në Librazhd, ku pas ndihmës së parë në spitalin e Librazhdit u dërgua në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.