Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan, gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore. Pritet që Elton Kila, të ekstradohet në Itali, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njofton se ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafik droge, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
Njoftimi i plotë:
Elbasan
Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:
• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Pritej të vendosej në listën e hapur, deputeti socialist Klevis Xhoxhi tërhiqet nga gara në Qarkun Elbasan
12 Mars, 17:56
-
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Qarkun Elbasan/ Pas deputetit Alizoti, Haxhinasto i Partisë së Lirisë! Ikën Sula
12 Mars, 17:49
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Alban Daci: Largohem nga angazhimi politik, por jo nga politika!
11 Mars, 21:35
-
Itali/ Shqiptari arrestohet dy herë brenda gjashtë ditësh për drogë! Aventurë e rrezikshme me makinë për t’u arratisur, rrezikoi dhe nxënësit e shkollës
11 Mars, 15:57