Një 39 vjeçar arrestohet në flagrancë në qytetin e Elbasanit, pasi ka përplasur një mjet i cili drejtohej nga 29 vjeçari D.H, banues në Elbasan.

Blerim Isufaj banues në Tiranë, ndërsa drejtonte mjetin e tij tip “Toyota”, ka shkaktuar dëme materiale tek makina e 29 vjeçarit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë rrugore kanë kapur autorin dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com