Elbasan, u braktisën nga fëmijët, burri i vuri flakën shtëpisë, çifti asfiksohet në banesë/ Emrat e viktimave
Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit mbrëmjen e së martës. Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabrie Liçi 60 vjeç janë asfiksuar, pasi më herët kishte marrë zjarr banesa dy katëshe dhe bombolat e gazit ishin të
Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Gjegjan të Elbasanit mbrëmjen e së martës. Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabrie Liçi 60 vjeç janë asfiksuar, pasi më herët kishte marrë zjarr banesa dy katëshe dhe bombolat e gazit ishin të hapura. Grupi hetimor dyshon se Shyqyri Liçi i ka hapur me qëllim bombolat e gazit dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
65-vjeçari u ka vendosur zjarrin orendive shtëpiake dhe flakët janë përhapur edhe nga gazi. Shkak i këtij veprimi dyshohet se janë bërë problemet shëndetësore të dy të moshuarve dhe fakti se fëmijët e tyre prej kohësh nuk i kontaktonin. Të moshuarit i kishin 3 fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë. Zjarrin fillimisht e ka parë nipi i të moshuarve, i cili është ngjitur në katin e dytë, por Shyqyri Liçi dhe Sabrie Liçi janë gjetur të vdekur.
Fqinjët e çiftit nga fshati Gjegjan i Elbasanit, tregojnë se janë të shokuar nga ngjarja. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme. Shkak i vdekjes sipas Policisë është tymi që ka dalë nga djegia e orendive shtëpiake, ndërkohë që mjekët nuk kishin mundësi të shpëtonin dy të moshuarit.
elbasan digjet cifti sot (1).jpg" style="height:493px; width:780px" /> Bombola që shkaktoi asfiksinë e të moshuarve
Policia njofton se shkak për zjarrin dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme nga 65-vjeçari.
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: Sh. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja V. Liçi, 61 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V.Liçi ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.
Ose dikush tjeter i ka bur flakën...???
Përgjigju