Përmes një statusi në Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka shpërndarë fotografi gjatë inspektimit të punimeve në lagjet e Elbasanit. Në inspektim të punimeve ka qënë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, si dhe zyrtarë të tjerë.
'Me rikonstruksionin e këtyre rrugëve përfiton një numër i madh banorësh në një nga lagjet më të populluara, por edhe më të vjetra të Elbasanit', ka theksuar Balla.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, përfaqësuesin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gledian Llatja dhe zyrtarë të tjerë vendorë inspektuam vijimin e punimeve në rrugët “Fetah Ekmekçiu” dhe “Apostol Gega” në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Me rikonstruksionin e këtyre rrugëve përfiton një numër i madh banorësh në një nga lagjet më të populluara, por edhe më të vjetra të Elbasanit.
Bashkia Elbasan ka miratuar që këtë vit, pothuajse në të gjitha lagjet e Elbasanit do të ketë investime në infrastrukturë. Ky është një nga investimet më të rëndësishme, jo vetëm për nga vlera, por edhe nga projekti i cili përfshin ndërhyrje në infrastrukturë, kanalizime, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pra është një projekt i integruar për transformimin tërësor urban të një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Elbasanit.
Pothuajse çdo javë inspektojmë një punë të rëndësishme publike në Elbasan. Ajo që kemi thënë, që Elbasani është një kantier ndërtimi është tërësisht i verifikueshëm sepse nuk ka asnjë cep të Elbasanit ku nuk punohet për të bërë të mundur urbanizimin e plotë, por nuk kemi lënë pas dore as Njësitë Administrative dhe po i qëndrojmë me besnikëri dhe përpikmëri angazhimit që kemi marrë përpara popullit të Elbasanit.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla
O TAULANTI NE blu qenke mbrapa nga iformacioni TAULANT BALLA KA 10 muaj QE I ESHTE BASHKUAR SHOQATES L G B T
PërgjigjuTAULANTI me Fustani blu?? U kthye neTRANSGJINOR ??PO KY?? eEshte I kuq APO ?? VETEM br*t.??
Përgjigju