Elbasan, Balla: PS e vetmja
alternativë për shqiptarët

Elbasan, Balla: PS e vetmja<br />alternativë për shqiptarët
Kryesuesi i PS në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 qershorit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, zhvilloi një takim elektoral në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se Partia Socialiste është alternativa e vetme për shqiptarët.

Per çfarë arsye duhet t’i japi Elbasani voten Lulit. Në 2009 në Elbasan PD-ja e mori e mori të drejtën për të qeverisur dhe 4 vite të tjera, Elbasani ishte qarku që caktoi se në ç’drejtim do të shkonte Shqipëria në vitet 2009-2013. Në Elbasan asnjë investim nga qeveria qendrore.

Shembulli më i qartë është ky. Në vitin 2013 bashkia e drejtuar nga Qazim Sejdini mori fonde për investime 46 mln lekë dhe si ka mundësi që një vit më mbrapa fondet u dhjetëfishuan, sepse në krye të qeverisë erdhi Edi Rama. Na duhet një kryeministër që  Elbasanin e ka për zemer. Mjaft më me kryeministra që Elbasanin e kujtojnë vetëm për ballokume.”


Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se “Edi Rama kur po ndërtohej stadiumi, impianti i trajtimit të mbetjeve, kur po ndërtoheshin rrugët kryesore vinte bashkë me Qazimin në 2 të natës për të ndjekur punimet". "Ne kështu na duhet një kryeministër dhe kësaj radhe e kemi në dorë ne, sepse shumë gjëra nuk kanë funksionuar si kemi dashur ne, për arsye se në 2013 na u desh ta ndajmë pushtetin me disa partiçka, të cilët nuk kanë kurrë interesin e popullit shqiptarë, kanë interesin e vet”.

Duke folur për reformën në drejtësi Balla tha se në asnjë lagje tjetër nuk ka kuptim më mirë se te kjo lagje kjo reformë, sepse këtu ka shumë ish-pronarë pronash, të cilët kanë qënë pjesë e një loje cirku të turpshme të gjykatave të pafund.

“Mos harroni që ata që janë kundër reformës në drejtësi edhe pse erdhën si pulat për të votuar komisionin, mund të ribëhen përsëri bashkë në shtator për ta bllokuar reformën në drejtësi. Me qesharakë se këta unë skam parë, të rrinë 3 muaj në çadër për të shtyrë 1 javë zgjedhjet vetëm Luli mund ta bëjë”.

Gjatë mbylljes së fjalës së tij, Taulant Balla i bëri thirrje çdo demokrati se tani është koha që ta investosh votën tek PS se edhe vet PD-së i bën nder duke ja dhënë votën PS-së.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset