Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës dhe me shumë shije ato gatuhen në qytetin e Elbasanit.
Banorët e këtij qyteti nuk njihen vetëm për mikpritjen, por edhe për dëshirën që kjo ëmbëlsirë të ketë përhapje dhe nuk e mbajnë të fshehtë recetën, sekreti i ëmbëlsirës është tek produktet dhe tek përgatitja.
Kamera e A1Report ishte në një nga furrat e qytetit të Elbasanit ku gatuhen bollokumet. Vetëm një vit më parë kjo furrë ka arritur të prodhojë deri në 20 mijë bollokume dhe produktet e freskta si gjalpi, vezët e bëjnë ëmbëlsirën mjaft të shijshme.
Punonjësit i gjejmë duke rrahur brumin, një proces i cili kërkon shumë fuqi, por mbi të gjitha përqendrim.
Kjo furrë tashmë ka edhe klientët e saj të cilët tashmë e dinë ku bëhen bollokume të mira.
Dita e Verës është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar ku të gjithë urojë për më shumë shëndet dhe lumturi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
