Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Burime për Report Tv raportojnë se nga flakët s'ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se banesa e cila u përfshi nga flakët ndodhe saktësisht në lagjen '11 nëtori'.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë rezistenca e cila përdoret për ngrohje.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.