Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes: Po na rrezikohet jeta

Elbasan/ Banorët në protestë kundër ndotjes: Po na rrezikohet jeta

Banorët e fshatit Vidhas në Elbasan kanë protestuar ditën e sotme për ndotjen që ju vjen nga operatorët industrialë, por së fundmi u është shtuar edhe ndotja akustike që ju shkakton një firmë, e cila demonton mbetejet e skorëve të uzinës së ferrokromit.

Banorët ankohen se cdo ditë jeta e tyre është në rrezik dhe këtë e dëshmon numri i të prekurve nga sëmundje kancerogjene. Ata kërkuan  nga firmat private të zbatojnë  vendosjen e filtrave për të ulur ndotjen, dhe eleminimin e zhurmave.

Njëri  nga banoret shprehet se ndotja  po dëmton edhe tokat bujqësore. Nëse dikur prodhimet që merrnin nga ulliri apo pemët e tjera ishin të kënaqshme në ditët e sotme ky prodhim është ulur ndjeshëm.

Ndërsa menaxheri i firmës thotë se procesi i coptimit nuk sjell ndotje të ajrit, as akustike, por kjo gjë u kundërshtua menjëherë nga banorët.

Vetëm në Papër janë rreth 3 mijë banorë që vuajnë ndotjen e shkaktuar nga industria e rëndë. Çdo ditë një re e dendur tymi mbulon gjithë zonën përreth, ndërsa e vetmja shpresë për banorët është shteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai