Elbasan, Basha takon fermerët: Vendosja e NIPT-it, kurth për futjen në TVSH

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me fermerë dhe banorë të njësisë Administrative, Shushicë të Elbasanit. Fermerët u shprehen kundër vendosjes së TVSH pasi sipas tyre, kjo do t’i rrënojë përfundimisht ndërsa renditen një seri problemesh që kanë dhe që po i detyrojnë të braktisin tokën.

Fermeri 1: Fermeri tani është i detyruar ta braktisë tokën dhe kanë filluar të mos e mjellin, për arsye se shteti nuk i merr në konsideratë kërkesat, mundësitë dhe detyrimet që ka ndaj fermerëve. 

Fermeri 2: E kanë shit naftën dhe i kanë ndarë lekët përgjysëm. Ka ardhë për të gjithë fermerët: kaq dynym tokë kaq litra naftë. Komuna, kryetari i komunës e ka shitur.

Farmacist bujqësor: Me llogarinë që bëj unë, ky kërkon subvencionim 600 mijë lek të vjetra për ta ruajtur nga një semundje, që e dinë gjithë fshatarët që nuk kanë lek të vijnë tek unë për ta blerë. Është një sëmundje për pjeshkën.

Fermer 3: Tani ujin na e kanë futur në sahat.

(Ndërhyn Basha dhe pyet: Çfarë uji kanë future në sahat?)

Fermer: Ujin e ujitjes ma kanë futur në sahat, duhet të paguash paret më tha.

Basha prezantoi planin e PD për bujqësinë, ndërsa u tha banorëve dhe fermerëve të Shushicës se vendosja e NIPT-it nga e ana e qeverisë ishte karremi për të vendosur TVSH për fermerët. 

Basha:Të gjithë fermerët që bëjën një xhiro prej 2 milionë lekë jeni subjekt i TVSH-së, njësoj si bizneset e tjera të vogla edhe ju, prandaj iu është kërkuar që të futet NIPT, pas NIPT-it do t’ju merret TVSH-ja. Nuk do të ndodhë vetëm me biznesin e vogël, do të ndodhë me këdo që përmbush këto kushte, të bësh mbi 2 milionë lekë xhiro. Prandaj plani për të vënë NIPT-in që pastaj t’ju regjistrojnë dhe t’ju matrikullojnë edhe ju dhe t’ju tatojnë edhe ju, të marrin TVSH-në njësoj siç ia marrin biznesit të vogël”.

Kryetari i PD i garantoi fermerët, jo vetëm të Shushicës por të të gjithë Shqipërisë se PD do të jetë në krah të tyre përballë kësaj mase që ndëshkon fermërët dhe i shërben Edi Ramës me një grusht të vogël oligarkësh.

Kush po e bën të gjithë këtë gurgule të madhe? Kush është përfituesi i këtij sistemi që vë taksa por nuk jep shërbime? Janë 10 vetë, është Edi Rama me një çetë të vogël kriminelësh dhe oligarkësh. Po mban peng jo vetëm Shushicën dhe Elbasanin, por gjithë shqiptarët. Është e papranueshme 3 milionë njerëz peng i 10 vetave.

Duhet të ngriheni të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Koha e fjalëve po merr fund, ka marrë fund është koha e veprimeve. Po nuk u çuat, po nuk e kundërshtuat vendosjen e TVSH-së edhe për fermerët me NIPT që kanë xhiron mbi 2 milionë lekë nesër siç e tha Rexhepi do të vijë t’ju marrin tokën. E keqja nuk di të ndalet po nuk e ndalëm të gjithë bashkë. Po të ngriheni të gjithë bashkë nuk ka forcë mbi tokë t’ju ndalojë. Nuk ka qeveri sado të korruptuar, sado kriminale, sado bandite, t’i bëjë ballë popullit, fermerëve, kur janë të gjithë të bashkuar”
.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 14/04/2018 16:51

    Eh Po ku idjoti as e ka idene se çfare eshte TVSh dhe jo me te hape mend te tjereve?! Ska lidhje fare tvsh me nipt e fermereve pasi ai perdoret vetem nga Ministria e Bujqesise per te financuar apo bere donacione fermereve ne nevoj apo fermeret qe duan te punojne dhe jo aty te qe duan te bejne politike. Tatimet vetem e kane si evidence dhe ska asnje ngarkese fiskale ne te dhe as ska asnje mundesi praktike te vesh ndonje tatim apo takse pasi edhe ligji nuk parashikon asgje. Pra ku eshte rreziku ketu ta thote ky spurdhjaku qe vrau me bulevard dhe vodhi me rrugen e kombit. Mos I shkoni pas se ka mbaruar pune do shkoj me pranga.

    Përgjigju
  • Kaskanini: 14/04/2018 15:34

    Ku nuk ka nje grusht te hekurt ta zhduki nga faqja e dheut kte Vrases. Hajdut. Mashtres qe pa piken e turpit del dhe jep mend Te shkurtoft perendija ditet o ha.. qe nje fjale te mire se nxorre se sa per pune te h....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja