Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Elbasan, pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

I riu me inicialet Xh. Gj. është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.