Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies së një makine nga ura në Elbasan. 27-vjeçari Enver Ibrushi, banues në fshatin Malasej të Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 571 KP, në aksin rrugor Gramsh­ Cerrik, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Shushicës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura. Për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët, Q.I. 23-vjeç, banues në fshatin Malasej, K.Ç.25 vjeç,banues në Gramsh, D.Q., 24-vjeç, banues në Gramsh, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)