Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Fierzë të bashkisë BelshElbasan, ku flakët po djegin pemëtore, ullinj dhe shkurre.

Sipas banorëve të zonës, nëse zjarri nuk vihet shpejt nën kontroll, rrezikohet edhe banesat

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja e Belshit, ndërsa janë kërkuar në ndihmë edhe mjete zjarrfikëse nga bashki të tjera. Zjarri po favorizohet nga era e fortë, ndërsa ndryshe nga Elbasani, që u përball me mot të pazakontë, në Belsh kushtet atmosferike nuk kanë sjellë reshje që të ndihmojnë në shuarjen e flakëve.