Breshëri i rënë pasditen e së martës në fshatin Gjinar të Elbasanit ka dëmtuar prodhimet bujqësore, si misrin, perimet dhe pemtarinë.

Fermerët thonë se një stuhi të tillë se kishin parë ndonjëherë. Mundi dhe puna e tyre më shumë se 6 mujore ka shkuar dëm. Ata shprehen se nuk kanë mundësi të rikuperojnë dëmet ndaj kërkojnë ndihmë nga shteti.

Katerina Peci bashkë me familjen i sigurojnë të ardhurat vetem nga puna në bujqësi. Kanë marrë toka me qira dhe produktet I shesin në treg. Dëmi është I madh tha ajo me lot në sy.

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me emergjencat civile janë duke verifikuar dëmet në terren.  Administratori i Gjinarit tha se fatura e dëmeve do t’i shkojë Ministrisë së Bujqëisë, por kompensimi jepet vetëm në rastet kur qeveria shpall gjendje emergjence.

Veç të mbjellave dëme janë shkaktuar të tjera. Të paktën 6 makina janë dëmtuar nga breshëri i pazakontë që preku Gjinarin pasditen e së martës.