Disa godina të rrënuara në brendësi të lagjes “Kala” në Elbasan janë të mbuluara me eternit, një material kancerogjen shumë i dëmshëm për shëndetin e banorëve të lagjes muzeale. Eksperti i mjedisit, Ahmet Mehmeti tha për Report Tv se shkakton kancer në mushkëri.
“Grimcat e pluhurit të eternitit futen në mushkëri, mund të shkaktojë edhe kancer. Ka një ligj që ndalon përdorimin e tij në Shqipëri”, tha Ahmet Mehmeti, ekspert i pavarur mjedisi.
Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të marrin masa menjëhere për të hequr çatitë me material eterniti që kanë mbetur në lagjen e Kalasë prej kohës së diktaturës.
“Përpos se është i dëmshëm shkakton dhe pamje të shëmtuar në këto godina të braktisura”, u shpreh ai.
Ndërsa Kryeinspektori i Mjedisit në Elbasan, Ismail Dybeli shprehet se pronarëve të objekteve u është lënë afat 20 ditë për të hequr materialin e dëmshëm, pasi sipas tij, Inpektorati nuk mund të ndërhyjë në subjekte private.
“Kemi lënë porosi që brenda 20 ditësh pronarët të heqin këto materiale. Vetë pronarët e kanë për detyrë të kontaktojnë kompanitë e licencuara për asgjësimin e materialeve të dëmshme”, tha Ismail Dybeli.
Amiant, azbest apo eternit, njihet me emra të ndryshëm dhe prej vitesh është cilësuar si katastrofë për shëndetin publik. Gjendet jo vetëm në Elbasan por në shumë qytete të vendit, sidomos në objektet e ndërtuara në vitet ’50-’60. Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e azbesit janë kancerogjene dhe lehtësisht të transmetueshme në organizëm.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
64%
-
Jo
21.4%
-
Nuk e di
14.6%
Vota total: 1246
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Sherr në hyrje të Kalasë në Elbasan, plagoset një person
6 Qershor, 13:09
-
Aksident në Librazhd, makina përfundon poshtë kamionit! 2 të plagosur
5 Qershor, 15:56
-
Vendoret 2023/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha s'i ndau sytë fletëve, por Memollaj mbeti fitues! Nesër vendimi për kutitë e burgut
5 Qershor, 11:33
-
SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
2 Qershor, 14:26
-
Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët
2 Qershor, 11:33
-
Plagosi vëllanë me thikë pas një sherri, në pranga 49-vjeçari në Elbasan
2 Qershor, 09:23
-
VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë! 120 minuta lojë në Elbasan
1 Qershor, 21:39
-
Do të vriste Mariglen Hidën në Elbasan, lihet në burg Briken Rusta dhe shoku tij Emanuel Rrapushi
1 Qershor, 16:08
-
Finalja bën 'armiq' Shehin dhe Tetovën, arbitër me stemën e FIFA-s për Kupën e Shqipërisë! FSHF jep shpërblimin
1 Qershor, 15:49
-
Koalicioni Berisha-Meta kërkoi rinumërim të votave në Elbasan, KAS: Do rinumërohen vetëm në 3 QV
1 Qershor, 14:51
-
Ankimimi i koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në Elbasan, KAS: Do rinumërohen 3 prej qendrave të votimit
1 Qershor, 13:43
-
Turi i Mirënjohjes, Gjiknuri: Fitore e pastër që kërkon dhe reflektim, i hoqëm njollën Elbasanit që ia patën vënë me të padrejtë
29 Maj, 20:52