Elbasan, dëmtohet rruga e  Godoleshit, banorët kërkojnë ndërhyrje

Fshati Godolesh në Elbasan, prej tre muajsh nuk ka rrugë për automjete.Shkak janë bërë rëshqitjete e dherave në mënyrë të vazhdueshme duke zhdukur një pjesë të konsiderueshme të saj.
 
Banorët i bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjnë për rregullimin e saj, ndërkohë që bashkia thotë se janë banorët ata që pengojnë puntorët për rindërtimin e rrugës

Prej tre muajsh rreth 400 banorë të fshatit Godolesh në Elbasan janë të izoluar, pasi rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës ka rrëshqitje dherash në mënyrë të vazhdueshme.

200 metra rrugë është zhdukur dhe është bërë e pakalueshme nga mjetet, ndërkohë që rrezikojnë të shëmben edhe disa shtëpi. 

Banorët e këtij fshati kanë dalë sot në protestë duke kërkuar vëmëndjen e shtetit për të ndërhyrë për rregullimin e saj.
 
Ata thonë se rruga për ta është jetike, ndërsa shtojnë se nuk kanë munguar rastet që të sëmurët të trasportohen në krah ose me mjete rrethanore në pjesën tjetër të rrugës.
 
Ndonëse kanë kaluar tre muaj që rruga ka dalë jashtë funksionit deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Disa nga familjet në fshat, rrinë zgjuar pasi shembja u është afruar shtëpive.
 
Ata kërkojnë nga shteti që të merren masa sa me parë.

Ndërkohë sot ka reaguar bashkia e Elbasanit me anë të drejtoreshës së përgjithëshme të shërbimeve operacionale Etleva Kënuti.

Sipas drejtoreshës bashkia ka marrë masat dhe ka dërguar grupet e punës në fshat por sipas saj pengesë janë bërë vetë banorët të cilët kundërshtojnë specialistët për shkak të pronësisë dhe vlerës së shpronësimit.

Mësohet se pengë për grupin e punës të nisur nga bashkia është bërë ish kryetari i PS-së në këtë fshat Veiz Musta, i cili nuk lejon që rruga të devijohet në tokën e tijë 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0