Elbasan- Një 49 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur. 

Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjsitrua në fshatin Godolesh.   

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

 Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.