Një 34-vjeçar me iniciale I.D, banues në lagjen "Dyli Haxhire" në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur dhe me urdhër-mbrojtje.
Ndaj 34-vjeçarit rëndojnë veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".
"Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje", njofton Policia.