Elbasan, dhunuan dhe kanosën me thikë 23-vjeçarin në mes të qytetit për t'i marrë vetëm 5 mijë lekë, arrestohen dy të rinjtë

Elbasan, dhunuan dhe kanosën me thikë 23-vjeçarin në mes të qytetit për t'i marrë vetëm 5 mijë lekë, arrestohen dy të rinjtë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan

ELBASAN- Dy të rinjë kanë dhunuar dhe kanosur me thikë një tjetër vetëm për t'i marrë 5 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur në Parkun Rinia dhe aventura e dy agresorëve ka zgjatur shumë pak, pasi u arrestuan nga policia.

Në prangat e policisë kanë rënë R.B., 19 vjeç dhe H P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi dhunuan dhe grabitën nën kërcënimin e thikës 23-vjeçarin F.K.

Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë edhe 41-vjeçari G.Gj., i cili ishte me dy të rinjtë në momentin e arrestimit dhe nuk i është bindur efektivëve të policisë për kontroll.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik