Gjatë natës së mbrëmshme në Elbasan dy makina të parkuara në afrësi të njëra-tjetrës janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori dhe dy makinat e djegura janë me targa AA 010 MR dhe  AA 070 BE të shtetaseve I.B 26 vjeçe dhe L.D 57 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet se përse ka ndodhur.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com