ELBASAN-Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Çlirimi”. Pronari i mjetit tip “Lancia” me targa AA 783 FX është Klodi Krati 33 vjeç, i cili nuk figuron një njeri problematik.

Mjeti ka qënë i parkuar në rrugë dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. 


Makina e djegur në qytetin e Elbasanit

Ende nuk dihen shkaqet e djegies të mjetit por mendohet se mund të jetë një defekt teknik. Ky nuk është rasti parë që digjen makinat në qytetin e Elbasanit, pasi është bërë e shpeshtë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave ku nga hetimi paraprak dyshohet se ngjarja është aksidentale.