Elbasan, digjet makina e parkuar, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Elbasan, digjet makina e parkuar, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Foto Ilustruese

ELBASAN- Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ka qenë i parkuar. Gjatë natës në lagjen "Çlirimi", ka rënë zjarr në mjetin tip " Porsh", me targa AA 177 TK, në pronësi të M.M, 34 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori". Mësohet se mjeti ishte i parkuar te ish-terminali i autobusëve dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit, i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund t’i jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale, mund të ketë patur një shkëndijë elektrike. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare