Elbasan, digjet makina e pensionistit 66 vjeçar/FOTO

Elbasan, digjet makina e pensionistit 66 vjeçar/FOTO

Makina e djegur e pensionistit 66 vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit, një automjet i llojit “Opel” me targa AA782OU, në pronësi të pensionistit 66 vjeçar, Kujtim Borakaj është përfshirë nga flakët.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.

Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfiksës për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.



(Makina e djegur në Elbasan)
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?