ELBASAN- Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara.  Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.

Në momentin që është përfshirë nga flakët, ‘Benzi’ ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit dhe nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera aty pranë. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar edhe videon ku makinat duken në flakë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:59
Djegia e makinave në Elbasan, Report Tv siguron VIDEON, tre mjetet në flakë

Report Tv ka siguruar videon e makinave që janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të djegur mjetin tip ‘Benz’, ndërkohë nga flakët janë djegur edhe dy makina të tjera të parkuara.