Bashkia Elbasan ka planifikuar një sërë aktivitetesh më rastin e kësaj feste. 
Këto aktivitete kanë nisur më 9 mars e do të kulmojnë më 14 mars.

Kështu prej dy netësh u zhvillua Festivali Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, u cel panairi i librit dhe panairi Dita e Verës 2018, Panairi i zejeve etj.
Këto aktivitete do të pasohen me koncertin e madh festiv, karnavale veprimtari festive , lojëra popullore dhe argëtime të cdo natyre.

Në qytetin e Elbasanit u cel Panairi Dita e Verës 2018. Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 50 firma nga vendi rajoni dhe bota.
Me këtë rast ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Elbasan Veli Kazazi.
Në fjalën e tij  Sejdini u shpreh:

” U bënë 21 vjet aktivitete dhe festime me rastin e Ditës së Verës.
Në panairin  e sivjetëm marrin pjesë 50 firma, dhe bashkë me të librit bëhen 100 firma”.

Sejdini tha:" Këtë herë është bërë një panair tradicional dhe për biznesin.
Bashkia e Elbasanit është e interesuar që të rrisë sipërmarrjen pasi ka kushtet për ti zhvilluar ato".


Më tej ai theksoi:” Fakti që Elbasani është afër Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera e favorizon zhvillimin e biznesit.
Por mbetet shumë për të bërë për rritjen e cilësisë së punës së biznesit që përkthehet edhe mirëqenie dhe punësim”.

Ndërsa  presidenti i dhomës së tregtisë  Veli Kazazi tha:
“Ekziston një  bashkëpunim i  ngushte me bashkinë elbasan". 

Ai ka falënderuar  bizneset që kanë ardhur për prodhimet dhe e lidhin festën tradicionale me konsumatorin që janë ditë të rëndësishme për qytetin..

 

a.m/Shqiptarja.com