Elbasan/ Donte t’i dhuronte fëmijën të vëllait, del arsyeja pse 30-vjeçari i vuri flakën banesës së vjehrrit

Elbasan/ Donte t’i dhuronte fëmijën të vëllait, del arsyeja pse 30-vjeçari i vuri flakën banesës së vjehrrit

Clirim Kasaj, 30-vjeçari që dogji shtëpinë e vjehrrit

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e dy ditëve më parë në Elbasan, ku 30-vjeçari, Çlirim Kasaj, i vuri flakën shtëpisë së vjehrrit të tij, pas një debati që kishte me këtë të fundit. Report Tv mëson se 30-vjeçari, babai i një vajze, banues në Reçan, sapo ishte bërë baba për herë të dytë, pasi e shoqja kishte lindur një djalë. I riu donte t’i jepte djalin pa pëlqimin e të shoqes të vëllait, i cili s’mund të arrinte të bënte fëmijë prej vitesh. Ky ka qenë shkaku për të cilin vjehrri dhe dhëndri janë grindur me njëri-tjetrin.

Vjehrri, duke qenë se nuk kishte asnjë fëmijë djalë, i ka kërkuar dhëndrrt të mos ia japë djalin të vëllait, por të lindë një fëmijë të tretë për të.

Çlirim Kasaj nuk e ka pranuar propozimin e vjehrrit, dhe në një moment tensioni i ka vënë flakën shtëpisë duke e spërkatur me benzinë. Nga flakët, banesa u dogj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, përfshirë edhe një pjesë të bagëtive që ndodheshin në bodrumin e shtëpisë. Përveç bagëtive që janë djegur në bodrum, flakët kanë përfshirë edhe grurin e materiale bujqësore. 30-vjeçari, Çlirim Kasaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan. I porsalinduri është në shtëpinë e vëllait të Kasajt, pasi është dhuruar nga i vëllai i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 31/07/2018 00:49

    Ky fenomen eshte i pranishem tek Ne nder shekuj. Nje gje duhet skjaruar,nga kjo mizere vjehrri ka te drejte pasi djali i pare nuk dhurohet ne asnje menyre,djali i dyte apo i treti po. Shkurte e Shqip 15% e njerezve nuk mund te lindin femije,ky eshte ligje natyrore. Dhurimi i femijes eshte shume i rende pasi me kalimin e kohes mund te shfaqen probleme te pa kontrolluara deri ne konflikte familjare.

    Përgjigju
  • Mesjetaret: 28/07/2018 15:23

    Po ky shtet leshi ca ben?? Ca qenka femija qe u dhuroka,dele?? Ncncncn o zot Shqiperia ne Europë...

    Përgjigju
  • Ilo: 28/07/2018 14:53

    Po vjehrri cfare dreqin do qe nderhyn ne familjen e dhendrit,ky problem zgjidhej nga dy bashkeshortet nese e shoqja nuk ishte dakord ka polici gjykate jo te Babai se shiko cfare i beri,turp ore do behemi njerez ne shqiptaret te besojme te ligji apo me Lek Dukagjinin akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar