Elbasan, drejt rikonstruksionit shkolla 'Kostandin Kristoforidhi!' Manastirlu: Do të ketë dhe laborator SMART

Elbasan- Rikonstruksioni i shkollës së mesme "Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan është drejt përfundimit.

“Ne fokusin e kemi vendosur të infrastruktura për ta pasur atë në kushte bashkëkohore, si në fshat edhe në qytet”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit e cila shkoi për të parë nga afër punimet

Projekti i rikonstruksionit synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore. Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve.

Shkolla "Kostandin Kristoforidhi" do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.

 Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.

 “Fokusi ynë është padyshim të shkojnë në të njëjtën linjë me atë që sot bota po ecën me një shpejtësi marramendëse, që është pikërisht digjitalizimi, inovacioni inteligjenca artificiale, ndaj kjo shkollë do të ketë dhe laboratorin e saj të inteligjencën artificiale, ashtu sikurse në 216 shkollave këtë vit do të shtohen laboratorët SMART duke mundësuar që nga klasa e parë  ne të kemi programet e kodimit dhe të kemi aftësi digjitale të ofruara për nxënësit e klasave të para dhe më tej”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

 Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla "Kostandin Kristoforidhi", Shkolla Artistike "Onufri" dhe ambientet sportive të shkollës "Luigj Gurakuqi". Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.

Në lidhje me thirrjen e shpallur tashmë për  rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se bashkitë i kanë depozituar të gjitha kërkesat dhe MAS po i vlerëson për të përcaktuar prioritetet dhe projektet e nevojshme për ciklin e ri shkollor 2024-2025.

Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit. Ministrja shoqërohej nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues politik të Qarkut të Elbasanit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore