Elbasan, autobusi përplaset me dy automjete te Metalurgjiku, një i plagosur rëndë (FOTO)

Elbasan, autobusi përplaset me dy automjete te Metalurgjiku, një i plagosur rëndë (FOTO)

Një nga automjetet të përfshira në aksidentin e sotëm në Elbasan

ELBASAN - Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ku janë përfshirë një autobus dhe dy autovetura. Automjetet me targa AA 456 TU me drejtues R.T është përplasur me makinën me targa AA 289 TT me drejtues F.J. Ndërsa më pas dy autoveturat janë përplasur edhe me një autobus. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e autoveturave, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është R.T. Nga autobusi nuk ka asnjë të lënduar. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Informacio paraprak

Në aksin rrugor Elbasan - Metalurgji, mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasit R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J., si dhe eshte perplasur lehte autobuzi me targa AA081TR me drejtues shtetasin G.B.,

Si pasojë e perplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jeten, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobuzi ska asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet nesër “Tirana pa makina”, Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera

Rikthehet nesër “Tirana pa makina”, Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera