Elbasan/ Dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal, 34-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 1 mln euro! I dënuar më parë për prodhim droge

Elbasan/ Dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal, 34-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 1 mln euro! I dënuar më parë për prodhim droge

Policia e Elbasanit

ELBASAN- Një 34-vjeçari në Elbasan i është sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, pasi dyshohet se e ka përfituar nga aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për Eris Skënderin, i cili më parë rezulton i dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2; 

-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;

-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës