Një shtetas 63-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pas një konflikti me një shtetas tjetër.
Siç bëhet me dije nga policia, T.M., 63 vjeç, banues në Elbasan u arrestua, ndërsa nisi hetimi për 58-vjeçarin K.Sh.
Këta dy shtetas u konfliktuan për motive të dobëta, teksa T.M., ka dëmtua me thikë K.Sh.
'Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën', thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.