Elbasan, Fier, nxënës dhe qytetarë
protesta kundër armëve kimike siriane

Elbasan, Fier, nxënës dhe qytetarë<br />protesta kundër armëve kimike siriane
ELBASAN/FIER - Protesta të ndryshme janë duke u organizuar në rrethe të Shqipërisë, kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Gjatë paradites së sotme, janë zhvilluar protesta nga nxënës në qytetin e Elbasanit, ndërsa në Fier dhjetëra shoqata patriotike kanë bër ënjë protestë dhe një letër për krerët e shtetit.

ELBASAN: NXENESIT NE PROTESTA, BOJKOT MESIMIT
Me qindra të rinj elbasanas janë sensibilizuar për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria. Të oraganizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të rinjtë i bëjnë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve që ti bashkohen nisës së tyre, për një shqipëri të pastër dhe të pa mbetje kimike.

Të rinjtë kanë bllokuar një pjësë të buluvardit "Aqif Pasha", për ta përcuar sa më të fortë mesazhin e tyre. Kureshtarë të shumtë ju janë bashkuar të rinjve të cilët u bënë pjësë e tubimit paqësor.

Nën moton "Poshtë armët kimike", protesta u zhvendos nga bulevardi kryesor në drejtim të dy institucioneve më të rëndësishme të qytetit sic janë, Bashkia dhe Prefektura. Kërkesa kryesore e tubimit të sotëm ishte të ndërgjegjesojmë popullsinë e Elbasanit për rrezikut që i kanoset.

Elbasani është qyteti më i ndotur në Shqipëri por edhe më i ndoturi në rajon, dhe në rast se armët kimike të Sirisë do të demontoheshin në Unzinën e Mjekësit, atëherë ky qytetet do të jetë i vdekur, shprehen të rinjtë.
 
Në fund të tubimit, të rinjtë protestues u shprehën se do ta bojkojnë mësimin, ashtu si kanë bërë edhe ditën e sotme, vetëm me vetëm që Elbasani dhe Shqipëria të shmangin e armët kimike nga Siria.
 
FIER, PROTESTE E SHOQATAVE PATRIOTIKE
Në qarkun e Fierit, 24 shoqata patriotike kanë zhvilluar diten e sotme një protestë paqësore kundër sjelljes së armeve kimike të Sirisë për tu shkatërruar në Shqipëri.

Me një letër të hapur, drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, Edi Rama, një ndër krerët e këtyre shoqatave, Aleks Semeu është shprehur se vendi ynë është me një sipërfaqe të vogel dhe me një dendësi të lartë të popullsisë. Gjithashtu sipas tyre mungon edhe infrastruktura e nevojshme për të përballuar këtë proces.

Nismës kundershtuese për sjelljen e armëve kimike të Sirisë i është bashkuar edhe opinoni qytetar të cilet kundërshtojnë ashpër këtë proces. Ndërkaq protestat e ambientalistëve diten e enjte do të zhvendosen në Fier.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar