Elbasan-Fier, protesë ndaj armëve
kimike, Tirana “anulohet” nga PD

Elbasan-Fier, protesë ndaj armëve<br />kimike, Tirana “anulohet” nga PD
TIRANE- Protestat kundër demontimit të armëve siriane në Shqipëri kanë vijuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Qindra të rinj të qytetit të Elbasanit, të organizuar nëpërmjet rrjetit social janë mbledhur në një protestë duke ngritur zërin kundër demontimit të armëve në vendin tonë. Ata ftuan bashkëmoshatarë dhe qytetarë të Elbasanit t’i bashkoheshin grupit të protestuesve për një Shqipëri të pastër dhe pa mbetje kimike. Të rinjtë kanë bllokuar një pjesë të bulevardit "Aqif Pasha", për ta përçuar sa më të fortë mesazhin e tyre. Kureshtarë të shumtë ju janë bashkuar të rinjve të cilët u bënë pjësë e tubimit paqësor.

Nën moton "Poshtë armët kimike", protesta u zhvendos nga bulevardi kryesor në drejtim të dy institucioneve më të rëndësishme të qytetit siç janë Bashkia dhe Prefektura. Kërkesa kryesore e tubimit të sotëm ishte të ndërgjegjësojmë popullsinë e Elbasanit për rrezikut që i kanoset. Në fund të tubimit, të rinjtë protestues u shprehën se do ta bojkojnë mësimin, ashtu si kanë bërë edhe ditën e sotme,  vetëm që Elbasani dhe e gjithë Shqipëria të shmangin armët kimike të ardhura nga Siria.

Në Fier 24 shoqata patriotike kanë protestuar kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri si dhe kanë bërë një letër drejtuar krerëve të shtetit. Me një letër të hapur, drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama, një ndër krerët e këtyre shoqatave, Aleks Semeu, është shprehur se vendi ynë është me një sipërfaqe të vogël dhe me një dendësi të lartë të popullsisë. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë sërisht në ditët në vijim për të shprehur mosdakortësinë e tyre për sjelljen dhe demontimin e armëve kimike në Shqipëri dhe në zonën e Mjekësit. 

   Gjithashtu sipas tyre mungon edhe infrastruktuara e nevojshme për ta përballuar këtë proces. Në Tiranë,përfaqësues dhe mbështetës të Aleancës Kundër Importimit të Plehrave kanë organizuar një protestë përpara Kryeministrisë, e cila është është detyruar të anulohet nga policia e shtetit, me justifikimin se vetëm një orë më vonë do të bëhej protesta e kryesuar nga PD-ja dhe policia e kishte të vështirë të dallonte dhe ndante grupet e protestuesve. Bonorë të fshatrave të Elbasanit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj demontimit të armëve siriane në Zonën e Mjekësit, për shkak se kjo zonë është shumë afër zonave të banuara. Ndërkohë që pritet të zyrtarizohet nje vendim i qeverisë, qytetarët do t’i vazhdojnë protestat e tyre për t’i bërë thirrje qeverisë të mos marrë një nismë të tillë në dëm të qytetarëve shqiptar. Mi.Gjo
 
Mesila Doda: “Rama në Kuvend për narmët kimike ja kërkesa”
Deputetja e PD Mesila Doda kërkon interpelancë me Ramën për armët kimike. Kërkesa u dorëzua në Kuvend. “Dorëzova zyrtarisht në protokollin e Kuvendit, kërkesën zyrtare për interpelancë me kryeministrin Z.Edi Rama, lidhur me mundësinë e depozitimit dhe trajtimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Kërkesa për interpelancë është bërë në respekt të zërit të shoqërisë civile e sipas kërkesës që Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese ka dërguar pranë deputetëve të Parlamentit”, tha Doda.
 
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar