Elbasan, fillojnë inspektimet për
konsumin e duhanit nëpër lokale

Gjatë këtyre ditëve Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në qarkun Elbasan është duke zhvilluar kontrolle në shkallë të gjerë për të verifikuar në se po zbatohet ligji antiduhan.

Sipas Kryeinspektores Areti Beruka aktualisht po zhvillohen kontrolle në shkallë të gjërë në çdo periudhë të ditës. Sipas saj, muajt e ftohtë rrisin predispozitën e përdorimit të duhanit në lokale ndaj dhe janë intensifikuar kontrollet.

Veç kontrolleve antiduhan, paralelisht janë planifikuar edhe inspektime për fëmijët që përdorin alkool

Kryeinspektorja nënvizon se kontrollet do të jenë në dinamikë dhe jo me karakter sezonal. Pjesë e kontrollit janë edhe institucionet shtetërore dhe spitalet.

Gjithashtu ajo evidentoi faktin se mjaft biznese kanë ndërtuar shtojca me plasmas por edhe ato konsiderohen ambiente të mbyllura dhe do të ndëshkohen në bazë të ligjit, si bizneset, ashtu edhe individët

Deri më tani asnjë subjekt nuk është ndëshkuar në Elbasan për mosrespektim të ligjit antiduhan.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Zbulohen 500 rrënjë kanabisi brenda një banese në Angli, vihet në pranga 29-vjeçari shqiptar: Shkova vetëm për t'i korrur