Një letër porosi e ardhur nga shteti spanjoll për ‘Call Centar-a’ më bazë në Shqipëri që mashtrojnë shumë qytetarë të këtij vendi, ka bërë që SPAK të urdhërojë një operacion në disa qytete të vendit. Forca policore spanjolle u panë sot në Elbasan e Vlorë bashkë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa zhvilluan kontrolle në disa call-centera, me dyshimet për skema mashtrimi me kriptomonedha dhe bursa fiktive. Nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për persona të arrestuar apo pajisje të sekuestruara gjatë këtij operacioni.

Një operacon i gjërë u zhvillua në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, ku në shenjestër janë call center-rat që dyshohet se kryejnë mashtrime të qytetarëve europianë. Report TV ka siguar pamje ekskluzive nga operacioni i policisë spanjolle në katin e tretë të një qendre tregtare  në Elbasan, ku zhvillonte aktivitetin një call center. 

Parapalelisht operacioni vijoi në Vlorë në zonën e Skelës, ku janë kontrolluar dy  ‘Call Center’ dhe janë shoqëruar 15 persona, mes tyre disa vajza. Në regjsitrin e bizneseve, “Eurovoice” dhe “Reboot” rezultojnë në pronësi të Alban Sinanajt. Burimet thanë se hetimet po kryhen nga SPAK, me kërkesë të autoriteteve të huaja.

Deri më tani janë sekuestruar  servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se me dhjetera qytetarë të shteteve të huaja.  Call centera-t janë identifikuar nëpërmjet IP-ve.  Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

Në vendngjarje ishin grupet hetimore për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të parë dokumentacionin. Në Elbasan dyshohet për një të arratisur në momentin kur policia ka ndërhyrë. Më parë, në mëngjes, forcat e 'Guardia di Civil' spanjolle kanë qenë edhe në SPAK. Ndërkaq mendohet se ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Mashtrimi online, PAMJE brenda 'Call Center' në Elbasan! Xhama të thyer pasi forcat policore hynë me dhunë

 

Report Tv siguron foto nga brenda Call Center në Elbasan kur në këtë ambient hyn skuadra ‘Shqiponja’ dhe policia spanjolle. Nga pamjet e siguruara duken xhamat e thyera pasi policia hyri me dhunë në këtë ambient.

Ora 14:52
Mashtrimi online, zbulohen 2  ‘Call Center-at’ e bllokuar nga SPAK në Vlorë! Kush është pronari

1667915567_WATERMARKREPORTtv.00363307.Still010.jpg

Eurovision dhe Reboot janë 2 ‘Call Center-at’ e bllokuar në Vlorë nga SPAK, në kuadër të operacionit të kërkuar nga autoritetit spanjolle. Nga kërkimi në QKB rezulton se të dy kompanitë kanë një pronar, që është një biznesmen me emrin Alban Sinanaj.

Dokumenti QKB për kompaninë EUROVOICE
Dokumenti QKB për kompaninë REBOOT
Ora 13:38
Policia kontrolle edhe në Call Center-at e Vlorës, shoqërohen disa vajza (VIDEO)

 

Policia ka ushtruar kontrolle në Call Center edhe në qytetin e Vlorës, përveç atij të Fierit. Report Tv mëson se ka disa vajza të shoqëruara.