Një fugon mallrash ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në zonën e quajtur Mirakë.

Fugoni me targa AA079NY ka dalë disa metra nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i fugonit.

Shkak i aksidentit  mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në rrëzimin e fugonit në përrua.