Dalja e një automjeti sot nga rruga në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ka shkaktuar plaglosjen e tre personave. Mësohet se 32 vjeçari R.M., teksa drejtonte automjetin e tij tip furgon me targë AA 119 BU, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur tre pasagjerët, të cilët ishin në bordin e automjetit.
Të plagosurit, 30 vjeçari Y.M., 22 vjeçari Y.XH. dhe 20 vjeçari K.XH., u dërguan në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe mësohet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqeruar në Komisariat. Të katër personat janë banues në fshatin Shpanjë të Elbasanit.
/Shqiptarja.com