Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vidhas të Elbasanit, ku një mjet tip “Ford” ka përplasur një këmbësore të mitur E.T. 14 vjeçe banuese në fshatin Vidhas.

E dëmtuara është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti me targa AA 048 GS me drejtues 36 vjeçarin E.E ka përplasur minorenen në aksin Elbasan-Peqin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa  drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com