ELBASAN- Ditën e sotme janë arrestuar në flagrancë 3 persona. Policia e Elbasanit ka sekuestruar në fshatin Labinot –Fushë një sasi prej 31 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet të marrë me qera, nga 3 personat e mëposhtëm:  

-Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë.

-Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë.

-Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitja e narkotikëve", e kryer në formën e bashkëpunimit.