Elbasan – Një armë zjarri (pistoletë) është gjetur ditën e djeshme në lagjen "5-Maji".
Blutë njoftojnë se arma është vjetër dhe ishte groposur e mbështjellë.
Ndër të tjera, blutë theksojnë se në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
“Pasditen e djeshme, në lagjen "5-Maji", është gjetur e mbështjellë dhe e groposur, një armë e vjetër zjarri (pistoletë). Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.